Është e vërtetë se nxehtësia është një
armik për të gjithë prodhuesit e PC’ve, por pluhuri është pjesë e kësaj
fushe dhe as ai nuk është i mirëseardhur në këtë mes.
Parandaloni pluhurin dhe nuk do të keni shumë probleme me
nxehtësi, së paku përderisa skema e ftohjes është në gjendje të
rregullt. Por për të ndihmuar në parandalimin e paraqitjes së pluhurit
në sistemin tuaj, MSI së fundi ka shpalosur një teknologji të quajtur
“Dust Removing Technology”.
MSI është duke implementuar këtë teknologji në kartelat e saja
grafike dhe thënë shkurt është një trik i fluturave të ftohjes që
punojnë në lëvizje të kundërt me akrepat e orës në shpejtësi të plotë
për 30 sekonda çdo herë që ndizni sistemin tuaj. Ideja qëndron në atë se
pluhuri i padëshiruar që lidhet me kartelën grafike dhe sistemin
metalik të ftohjes bllokon qarkullimin e ajrit dhe shkakton nivele
kritike të temperaturës por duke lëvizur ajrin në drejtim të kundërt
mundësohet largimi i pluhurit qysh në start.
Ana negative këtu është se pluhuri do të fluturoj
sërish në shtëpizën
e kompjuterit tuaj, por megjithatë e keni një pikë të vetme ku duhet të
punoni për të larguar pluhurin e jo edhe kartelën grafike. Ideja e MSI
qëndron me zgjatjen e jetëgjatësisë së GPU’s dhe teknologjia e këtillë
do të debutojë me kartelën grafike MSI N580GTX Lightning Xtreme Edition.
Specifikat e MSI N580GTX
Xtreme Edition veçohet me një shpejtësi të bërthamës prej 832Mhz dhe
me 3GB GDDR5 që kanë shpejtësi prej 4200 MHz në 384-bit bus. Kartela ka
dy dalje DVI, një port HDMI dhe një DisplayPort. Por është teknologjia
Dust Removal Technology që do ta veçoj dhe siç u theksua edhe ngjyra e
fluturave ftohëse ndryshon në bazë të temperaturës. Duke përdorur Smart
Temp Sensor Technology, ndryshohet temperatura nga e kaltërta në të
bardh për të sinjalizuar ngritjen e temperaturës.

0 comments:
Post a Comment