Panasonic ka prezantuar një projektor të
ri PT-AR100U që ofron një rezolucion 1080p, raport kontrasti 50,000 me 1
dhe bardhësi 2,800 lumens, si dhe një mundësi për tu përshtatur në
ndriçim të ambientit.
Ky projektor i ri ofron një miks të specifikave dhe veçorive
që synojnë të plotësojnë nevojat e argëtimit në shtëpi, duke mbështetur
kërkesat për kinema-shtëpiake në kualitet të lartë, ngjarjes sportive me
pamje të mprehta si dhe argëtim në madhësi maksimale në tandem me
konzolat e argëtimit. Panasonic madje synon që PT-AR100U të jetë më unik
sesa një projektor i zakonshëm duke ofruar një veçori Light Harmonizer
që ndjen ndriçimin e ambientit dhe ngjyrën dhe përshtatet në mënyrë
automatike me bardhësinë e projektorit, ngjyrat dhe mprehtësinë e
pamejve.
“Pamjet e pastrat dhe bardhësi mahnitëse e fotografisë e bëjnë
PT-AR100U një produkt perfekt për shikim të ngjarjeve sportive, filamve
dhe luajtjen e video-lojërave në shtëpi” tha menaxheri i produkteve të
Panasonic, Scott Wllington në një deklaratë për media.
PT-AR100U ka një rezolucion prej 1080p FullHD,
2,800 lumens bardhësi
dhe një raport kontrasti 50,000:1. Ka dy porte HDMI, një RCA, porte
hyrëse VGA, 2x zoom dhe sjell në skenë një imazh në madhësi 120 inç në
një distancë prej 3.5 metër deri në 7 metër. E gjithashtu ofrohet edhe
68% përshtatje vertikale për instalime në tavan.Projektori veçohet edhe me teknologjitë Panasonic Dynamic Iris Pro dhe Pure Color FIlter Pro që mundësojnë saktësi më të madhe të pamjeve. Projektori pritet të shitet në treg për një çmim prej 1,999 dollarë duke filluar nga muaji tetor i këtij viti.


0 comments:
Post a Comment