Google ka bërë të ditur gjatë fillimit të kësaj jave planet e saja për një partneritet me Muzeun e Izraelit, Jerusalem.
Partneriteti ka rezultuar me digjitalizimin e dorëshkrimeve të
detit të vdekur dhe me vendosjen e tyre online për tu shikuar nga të
gjithë. Manuskriptet e detit të vdekur janë manuskriptet më të vjetra
biblike dhe janë fshehur në bregun e detit të vdekur në vitin 68 BCE.
Këto manuskripte kanë qenë të fshehura deri në vitin 1947 kur një
bari gjuajti një gur në shpellë dhe i zbuloi ato. Dorëshkrimet kanë qenë
të shfaqura në Shrine of the Book në Muzeun Izraelit, Jerusalem qysh
prej vitit 1965. Projekti me muzeun dhe Google ka arritur që të sjellë
në skenë fotografi të digjitalizuara të rezolucionit të lartë të këtyre
dorëshkrimeve që janë bërë nga Ardon Bar-Hama.
Imazhet janë të mëdha deri në 1200MP dhe janë të detajuara
mjaftueshëm për tu afruar dhe për tu analizuar edhe shenjat e lëkurës së
kafshëve në të cilat janë shkruar manuskriptet. Dorëshkrimi “Great
Isaiah” është digjitalizuar dhe teksti në hebraisht mund të lexohet në
anglisht nëse theksohet. Burimi: PCworld


0 comments:
Post a Comment