Nuk është risi që kompanisë kanadeze Research in Motion e cila është
edhe prodhuese e paisjeve BlackBerry kohën e fundit nuk po i shkojnë
punët mirë, por tani janë të njohura dhe shifrat e sakta të tremujorit
të dytë të këtij viti, të cilat mund të themi lirisht se janë shifra
katastrofale.
Të ardhurat neto të kompanisë RIM në tremujorin e dytë të këtij viti
janë 329 milionë dollarë. Në krahasim, kompania në të njejtën periudhë
vitin e kaluar ka pasur 797 milionë dollarë të ardhura, një rënie e të
ardhurave për 58,7%. Një rrënie të tillë nuk parashikonin as edhe
analistët më pesimistë.
Çfarë do të ndodh më RIM?
Shifrat e fundit janë tregues për rënie serioze të kompanisë RIM, dhë
përsëri parashtrohet pyetja për të ardhmen e kësaj kompanie. Në pako me
rënien e të ardhurave, vjen edhe humbja e pjesës në treg të kompanisë:
RIM kishte shitur 10,6 milionë paisje BlackBerry, që është 1 milionë më
pak se që kishte parashikuar kjo kompani. Katastrofale është edhe shitja
e tabletëve BlackBerry ku kjo kompani shikonte shpresa – janë shitur
vetëm 200.000 nga 490.000 të parashikuara.Ndërsa deri mediume si Gizmodo analizojnë si RIM mund të shpëtohet, kompania paralajmëroi që do të ulë koston për PlayBook tabletët.
Burimi: ITshqip
0 comments:
Post a Comment