Brezi i ri i telefonave nga Samsung po vjen, Samsung Wave 3 është
telefoni i ardhshëm për të cilin nuk dihet asnjë datë e saktë e
lansimit, por thuhet se do dalë në treg brenda muajit tetor.
Një ekezekutiv i Samsung ka konfirmuar se Wave 3 do të lëshohet në
treg muajin e ardhshëm, por nuk ka treguar asnjë datë të saktë.
Samsung Wave 3 do të ketë specifika të mira, nuk do ketë procesor
dual-core, por do të ketë një single-core SoC 1.4GHz, shfaqje Super
AMOLED, një kamerë 5 megapixel ( e aftë për video incizim HD 720p, WiFi,
WiFi të drejtpërdrejtë, Bluetooth, GPS, një memorie prej 3GB, një kartë
microSD (mbështet deri 32GB) dhe një bateri 1500mAh. Dhe sigurisht
telefoni do të konkurroj me versionin e ri të sistetit operativ Bada
2.0.
Burimi: ITshqip
0 comments:
Post a Comment