Shërbimi muzikor i Facebook që pritet të
paraqitet shumë shpejt në treg ka gjasa që të përfshijë në vete emra
partnerësh si Rhapsody, Deezer, Soundcloud dhe Vevo. Deri tani janë
identifikuar vetëm Rdio dhe Spotify si shërbimet e vetme pjesëmarrëse.
Partnerët e rinj thuhet se do të kenë sistemin e njëjtë dhe të
unifikuar të shkëmbimit dhe lëshimit. Në modelin e përshkruar deri tani,
thuhet se secili shërbim do të identifikojë detajet bazë të këngës dhe
më pas do ta kalojë atë përmes Facebook dhe më pas të mundësojë që edhe
shërbimet tjera të marrin të dhënat. Dëgjuesit mund të shohin muzikën e
shkëmbyer prej Spotify dhe mund të marrin një link direkt për ta lëshuar
nga Rdio apo ndonjë shërbim tjetër që ka këngën në repertuar. Shërbimi
pritet ndjek luajtjet dhe të informojë në lidhje me rekomandime këngësh.
Detaje tjera ndërlidhjen edhe me praninë e dyqaneve për të paguar për
këngë si Amazon MP3 dhe iTunes. Facebook nuk do të konkurroj direkt me
shërbimet si iTunes por do të tentojë të shndërrojë vetën në një hub
muzikor si tërësi. Mungesa e lojtarëve kyç si Amazon apo Apple mund të
zhvendos tregun drejt ofruesve më të vegjël të cilët shpesh po vazhdojnë
të kenë vështirësi për të gjetur pjesëmarrje në treg.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment