Facebook shton opsionin “Translate”

Thuhet se Facebook është duke punuar në shtimin e një butoni të ri të quajtur “Translate”, i cili shfaqet në komentet e përdoruesve. Ky buton është në dispozicion vetëm tek një pjesë e vogël e përdoruesve.
Sipas Inside Facebook, butoni Translate është i ngulitur tek komentet menjëherë pas butonit Like dhe në castin që ky buton klikohet, ofrohet mundësia e përkthimit në gjuhë të ndryshme. Butoni “Translate” është i zevëndësuar edhe me butonin pasardhës “Original”, i cili shfaqet pasi të klikohet butoni Translate dhe shërben që teksti të kthehet në gjuhën e mëparshme.
Aktualisht ky buton mbështet këto gjuhë: Anglisht, Spanjisht, Frëngjisht, Hebraisht dhe Kinezisht, por që më vonë do të punohet edhe për shtimin e gjuhëve të tjera.
Pasi ky buton të shtohet tek komentet, përdoruesit e Facebook nuk kanë nevojë të përdorin mjete tjera të palëve të treta, sic është Google Translate dhe shtojca të ndryshme të shfletuesve që ofrojnë këtë mundësi.