Një postim i bërë në faqen kineze Weibo ka
treguar një pllakë të mundshme të iPhone 5 ku për herë të parë mund të
vërehet përdorimi i procesorit A5.
Sipas asaj që shihet procesori A5 duket të jetë pjesë e
modelit të radhës së Apple, ndërsa aty vërehet edhe një bateri 1,430
mAh, që nënkupton kapacitet paksa më të madh krahasuar me 1,420 mAh sa i
ka pasur iPhone 4.
Shumica e thashethemeve kanë theksuar deri më tani se A5 do të jetë
pjesë e iPhone 5, por deri tani është arritur të nxirret ky përfundim
vetëm në bazë të ndryshimeve në dizajn dhe në mostrat e paraqitura në
lidhje me pajisjen e Apple.
Kur të paraqitet në treg iPhone 5 pritet të tejkalojë edhe modelin
ekzistues në treg Galaxy S II. Testimet e fundit tregojnë se A5 në iPad 2
është dyfish më i shpejtë në testimin e fokusuar në grafik GLBenchmark
2.1, krahasuar me Samsung 1.2GHz Exynos.
Samsung në anën tjetër po planifikon kundër-sulm me një 1.5GHz Galaxy
S II LTE, por pa ndonjë ndryshim fondamental në bërthamën e grafikës
apo dizajnimit të procesorit, gjë që nënkupton se mund të mos ketë
tejkalim të fuqisë së Apple.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment