Dyzet e katër për qind e përdoruesve mobil
që dëshirojnë të shfrytëzojnë apo veçse shfrytëzojnë një celularë të
mençur janë duke konsideruar sistemin operativ Windows Phone 7 si
platformë të mundshme të celularit të tyre.
Sipas anketës së bërë nga NPD,
Android është ende në maje të listës si platforma që konsiderohet më së
shumti prej përdoruesve, por Windows Phone 7 ka një mundësi për të
kapur disa konsumator të rinj përtej përqindjes së tanishme të vogël që e
ka në treg.
Sikur Android, iOS vazhdon të ruaj interesimin: 20 për qind e
pronarëve të tanishëm të celularëve të mençur thonë se janë duke
konsideruar iPhone si blerjen e tyre të radhës. Dhe gjersa Windows Phon
ka gjeneruar vëmendje, 45 për qind e të anketuarve nuk e kanë ditur se
në fakt ekziston diçka e tillë. BlackBerry vazhdon t’i ketë punët keq,
dhe një e treta e të anketuarve që janë përdorues të BlackBerry kanë
thënë se po konsiderojnë kalimin në Android kur të vie momenti.
Edhe pse Microsoft ka shpenzuar rreth 500 milion për marketingun e
platformës Windows Phone, pajisjet nuk kanë depërtuar tek dëshirat për
blerje të konsumatorëve, dhe deri më sot dy platforma vazhdojnë të jenë
në maje të listës së dëshirave të konsumatorëve. Sipas Gartner, shitjet e Windows Phone kanë arritur vetëm 1.6 për qind të tregut të çerekut të dytë të këtij viti.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment