Pasi që ka qenë i mbyllur për jo anëtarët e saj për një periudhë
90 ditore, rrjeti social i kompanisë Google, Google + i ka hapur dyert e
saj për të gjithë përdoruesit potencial, të cilët deri më tani nuk e
kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e këtij rrjeti.
Google + i
cili sot shihet si një ndër konkurrentët kryesor për rrjetet sociale si
Facebook dhe Twitter, deri më sot, që nga dita e parë e lansimit ka
bërë më shumë se 91 përmirësime në faqen e saj, në mënyrë që të ofrojë
opsione më stabile, dhe më unike për përdoruesit e saj.
Për të gjithë anëtarët e rinj që do të bëhen pjesë e këtij rrjeti
social ia vlen të thuhet se Google + ka bërë shumë përmirësime në faqe,
ndërsa gjithashtu ofron funksione interesante si “hangouts” i cili ju
mundëson të bëni video-komunikim me miqtë tuaj në kohë reale.
Për më shumë, Hangouts tani është lansuar edhe për telefonat e mençur
mobil të cilët përdorin Android 2.3+, ndërsa edhe mbështetja për iOS
pritet të vijë së shpejti.
Të gjithë ata që ende nuk janë bërë pjesë e Google + ia vlen të
krijojnë një llogari aty, dhe më pas të shijojnë karakteristikat e
veçanta të cilat i ofron ky rrjet social. Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment