iPhone 5, do të jetë më i hollë

Ka pasur mjaft shumë thashetheme që janë ndërlidhur me modelin më të ri të Apple, iPhone 5 dhe ato gjatë javëve të fundit vetëm sa po shpeshtohen. Sipas të gjitha gjasave modeli më i ri do të veçohet me një dizajn më të hollë sesa modeli ekzistues iPhone 4, dhe mesa duket edhe ekrani do të jetë më i madh.
Macitynet duket sa ka rritur të fus duart në mbështjellësin e ri të iPhone 5 dhe siç po shihet edhe nga fotografia ku është një iPhone 4 në mbështjellës të një iPhone 5, tregohen qartazi ideja e madhësisë së iPhone 5 krahasuar me iPhone 4. Natyrisht nuk ka asnjë konfirmim se kjo paraqet një mbështjellës të vërtetë të iPhone 5, megjithëse duke u bazuar në thashethemet e mëhershme kjo ka gjasa të jetë vërtetë e ndërlidhur me dizajnin e ri të iPhone 5.  Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të thashethemeve në lidhje me iPhone 5, shpresat janë të mëdha se dikur në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm do të kemi një lansim zyrtar të këtij produkti.