Super Mario tani me efekte speciale

Çfarë bëhet kur ju e vendosni një pajisje që hap portale për hidraulikun e famshëm Mario? Do të merrni një lojë të vogël, të quajtur MariO, që është një titull nga një grup jashtë ndërmarrjes prodhuese të lojës Mario që tani është duke kryer punë. Video loja e ardhshme është duke u zhvilluar nga një grup prej dy evropianëve.
Dyshja Mauricie Guegan dhe Saso Smolej, ka një numër të projekteve në zhvillim dhe tashmë ka lëshuar një lojë falas, që është alternativë e Tetrisit klasik.
Loja MariO, e sjell lojën Super Mario Bros të vitit 1985, në kombinim me lojën Portal të vitit 2007, që në shikim të parë do të duken mjaft përputhëse. Me fillimin e lojës, retë dhe shkurret e Mbretërisë së Kërpudhave që të lëvizin prapa – por shikojeni më nga afër dhe ju do të shihni që ai që i solli popullaritet Nintendos është duke mbajtur një armë për portale. Shikojeni më poshtë.
Loja përfundimtare do të ofrojë formën për shumë veta, enigma të veçanta si në Portal dhe pako me harta shtesë. Zhvilluesit thonë që, kur të kryhet, MariO do të lëshohet si tërësisht falas nga ngarkesat dhe si softuer me kod të hapur për Windows, Mac dhe Linux.
Ende nuk është cekur data kur do të lëshohet kjo lojë, por Stabyourself thotë që do të jetë gati në muajt e ardhshëm.