Pse nuk ka rëndësi numri i aplikacioneve

Numri i aplikacioneve që një sistem operativ në celularë ka në dyqanin e vet më nuk ka rëndësi. Po, mirë e lexuar. Përkundër asasj me të cilën është treguar nga reklamuesit për platformat e Apple dhe Android, siç duket njerëzëve nuk iu intereson numri i aplikacioneve në tregjet ku i bëjnë përzgjedhjet.
Kjo mund të ju befasoë, pasi që shumë mburrje bëhet duke u bazuar në faktin që gjysmë milionë aplikacione janë në dyqanin e aplikacioneve të Apple dhe 250,000 aplikacione më tepër në dyqanin e platformës Android.
Kjo nuk domethënë që njerëzit nuk i duan aplikacionet - ata i duan aplikacionet.
Por shihni se si ata janë duke i përdorur ato aplikacione. Sipas zbulimeve të bëra nga Nielsen, njerëzit janë duke shkarkuar aplikacione të njëjta përgjatë të gjitha platformave kryesore për celularë dhe në përputhje me përdorimin e të njëjtave për periudha të gjata kohore.
Aplikacionet si Facebook, Twitter, Pandora, Weather Channel dhe Angry Birds janë paraqitur në top dhjetë aplikacionet për çdo platformë të popullarizuar. Këto janë aplikacionet më të
shkarkuara në Android, iOS, BlackBerry dhe Windows Phone 7.
Herë pas here, një lojë e nxehtë do të ndryshojë vlerësimet ngapak, por aplikacionet e lartpërmendura
 mbesin në top 10. Për shembull – sipas një postimi në blogun e uebfaqes së Nielsen – përdoruesit e Android shpenzojnë 43% të kohës së tyre duke përdorur aplikacione nga këta top 10 dhe 61% të kohës së tyre duke përdorur aplikacione që ndodhen top 50.
Përdoruesit e telefonave smartphone shkarkojnë aplikacionet e tyre përveç tufës së ofertave të popullarizuara, por këto apliakcione shtesë nuk përdoren edhe aq shumë.
Një lojë e numrave
Kështu që pse Apple dhe Google mburren për numrin e madh të aplikacioneve kur flasin për produketet e tyre? Është e thjeshtë: Mburrjet për numrin e aplikacioneve që i ka një platformë mund të ndikojnë në çorientimin e konsumatorëve për të besuar që ata janë duke përfituar më tepër kur e blejnë një telefon në atë platformë.
Aplikacionet janë parë si rrugë për të shtuar funksione shtesë në një pajisje dhe disa nga ato e arrijnë këtë. Sidoqoftë, për çdo aplikacion të mirë që shumë njerëz e pëlqejn, ju do të shihni një valë të aplikacioneve të ngjashme që mund ta bëjnë po atë gjë.
Për shembull, ekzistojnë më shumë se 900 aplikacione “solitaire” për iPhone dhe më shumë se 1200 sosh për Android.
Në Windows Phone 7 nuk ka edhe aq shumë aplikacione të ndryshme që e bëjnë të njëjtën gjë, sikur që ka për iOS dhe Android.
Aplikacionet nuk duhet të jenë faktorë të rëndësishëm për blerjen e pajisjeve të reja
Kur ju bleni një smartphone ose tablet të ri, pa marrë parasysh platformën, mos e mbështetni vendimin tuaj vetëm në atë se sa aplikacione mund të instalohen në sistemin tuaj operativ.
Në vend të kësaj, merreni një harduer që ju e ndjeni si të përshtatshëm për përdorim dhe ofrohet me një çmim të volitshëm për ju. Pasi që shumica e zhvilluesve kryesorë të aplikacioneve i kanë aplikacionet për të gjitha platformat, ju mund të siguroheni që do të gjeni aplikacionet që i dëshironi.