Për një kohë të gjatë është duke u folur për iPhone 5 dhe
detajet e ndryshme që lidhen me këtë telefon të ri nga Apple, i cili
ende nuk është paraqitur në treg, përkundër të gjitha spekulimeve dhe
datave të mundshme të cilat janë dhënë deri më tash.
Ndërsa
të gjithë presin që Apple ta bëjë lansimin e iPhone 5 gjatë muajit
tetor, lajmi i fundit për paraqitjen e iPhone 5 në tregun amerikan
fillimisht, është java e parë e tetorit, ose 1 tetori më saktë.
Tani, sipas një njoftimi të fundit i cili është publikuar online,
thuhet se furnizuesi kryesor i produkteve të Apple, e posaçërisht
telefonit të mençur - iPhone, kompania Foxconn ka filluar prodhimin e
iPhone 5, dhe siç bëhet e ditur, për çdo ditë ajo prodhon rreth 150 mijë
iPhone të ri.
Sipas DigiTimes, thuhet se shpërndarja e iPhone 5 do të bëhet në 5-6
milionë copë gjatë këtij muaji, dhe 22 milionë njësi tjera shtesë gjatë
tre-mujorit të fundit të vitit 2011.Burimi: Telegrafi

0 comments:
Post a Comment