Një shkronjë e vetmë gabim, mund të çojë një mesazh shumë të
rëndësishëm në duart e gabuara. Ky është konkluzioni i një grupi
kërkuesish amerikanë që kanë zhvilluar një studim në SHBA.
Sipas
tyre ngjashmëritë e domaine-ve bëjnë që gabimet, ndonëse në dukje të
pakta, të kenë kosto shumë të larta për kompani të ndryshme, apo qoftë
edhe për individë. Në studimin e gjashtë muajve të dytë të vitit 2010,
vetëm në SHBA, studiuesit kanë zbuluar të paktën 120 mijë mesazhe të
dërguara në destinacionin e gabuar, që përbënin 20 GB material.
Ndër këto dokumente kishte emra, fjalëkalime dhe detaje e informacione të rëndësishme lidhur me firmat kryesore amerikane.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment