Ndonëse shpesh herë lajmet për sulmet kibernetike duken të
këndshme për përdoruesit e internetit, ato cilësohen dhe trajtohen si
krime të mirëfillta.
Pasojat e rënda të një krimi të tillë, i
ka ndjerë një haker rus, Viktor Pleshçuk i cili disa kohë më parë bëri
bujë për vjedhjen e tij ndaj bankës RBS ËorldPay, duke i marrë asaj 9
milionë dollarë.
Por pas ndalimit të tij, gjykata vendosi që hakeri të shlyente gjithë
dëmin monetar, duke dorëzuar një më një paratë e vjedhura. Për të
kompensuar bankën, Pleshçuk ka shitur shtëpinë e tij si dhe do të kryejë
edhe disa muaj burg.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment