Gjatë muajit të kaluar Zynga ka bërë të
ditur se ka arritur partneritet me Google për të sjellë Zynga Poker në
Google+, e sot ata kanë theksuar se do të shtojnë lojën e radhës
CityVille+ në kuadër të rrjetit social Google+.
Me Google+ baza e përdoruesve të kësaj loje pritet të arrijë deri
në 43 milion dhe do të jetë interesante të shihet sesi do të pranohet
vet kjo lojë nga përdoruesit e Google+. Edhe pse Angry Bird’s ende nuk
është lansuar në Facebook, ajo thuhet të jetë loja më e popullarizuar në
kuadër të rrjetit social Google+.
Zynga në anën tjetër është shprehur se Cityville është bërë loja më e
madhe në Facebook dhe është e natyrës që të ndërtohet edhe një prezencë
tjetër për këtë lojë në rrjetit tjetër social, Google+. “Natyrisht, ne
dëshirojmë të bëjmë lojërat tona të pranishme për këdo, kudo, pa marr
parasysh se në cilën platformë janë ata” u shprehën zyrtarë të Zynga.Burimi: PCworld


0 comments:
Post a Comment