Mozilla zyrtarisht lëshoi në distribucion Firefox 7, versionin e ri të shfletuesit të popullarizuar në Internetit.
Në
mesin e risive më të rëndësishme janë performancat më të mira dhe
përdorimi i sasisë më të vogël të memories së kompjuterit (deri në 50
për qind më pak në disa raste) si dhe Canvas operacionet me përshpejtim
harduerik, të cilat mundësojnë shfaqjen më të shpejtë të faqeve HTML5.
Është përditësuar edhe opsioni Firefox Sync, protokolli WebSocket
tani është në versionin 8, e është shtuar edhe opsioni Telemetry, që
shfrytëzuesve u ofron mundësinë e dërgimit anonim të të dhënave për
performancat e shfletuesit tek Mozilla për hir të avancimit të
versioneve të ardhshme. Firefox 7 është publikuar për sistemet operative Mac, Windows dhe Linux, ndërsa është publikuar edhe versioni analog për Android.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment