Sipas statistikës nga Strategy Analytics, Apple me iPad mban 80%
të tregut të tabletëve në Amerikën veriore. Nga 7.5 milion tablet të
dërguar gjatë çerekut të dytë në SHBA dhe Kanada, gjashtë milion ishin
iPad.
Në dërgesat tjera bënin pjesë prodhuesit e tabletëve me
Android, Motorola dhe Samsung, si dhe ca nga RIM. Sipas analistëve, një
nga arsyet e popullaritetit të iPadit është përzgjedhja e madhe e
përmbajtjeve për atë pajisje, që mungojnë te konkurrentët.
Pikërisht për shkak të kësaj parashikohet sukses i mirë edhe për
Amazonin. Krahas harduerit të mirë, Amazon në kombinim me reputacionin,
ofertën e përmbajtjeve dhe shtrirjen në treg do të duhej të ketë një
sukses shumë të mirë. Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment