Të gjithë shfrytëzuesve të Windows Phone 7 prej sot Microsoft ka nisur tu dërgoj mbindërtimin më të madh deri tani.
Me
emrin e popullarizuar “Mango”, që ishte edhe emri i koduar i tij, në
dokumentacionin zhvillimor i shënuar me shënimin 7.1, ndërsa Microsoft
zyrtarisht po e quan Windows Phone 7.5, e në të vërtetë bëhet për
buildin 7720. Sidoqoftë, ai është nisur në drejtim të shfrytëzuesve
kështu që pas disa ditëve do ta marrin të gjithë – pa pasur parasysh
çfarë telefoni kanë dhe kur e kanë blerë atë. Që gjërat të qëndrojnë
edhe më mirë, versioni i ri i sistemit operativ nuk është vetëm më i
pasur për nga mundësitë, por edhe shumë më i shpejtë në harduerin e
njëjtë.
Prej risive më të rëndësishme vlen të ceket integrimi me Twitterin
dhe LinkedInin, WiFi hotspot (vetëm nëse operatorët vendosin ta
aktivizojnë atë), shfletuesi IE9 i ri dhe jashtëzakonisht i shpejtë i
cili përkrah edhe HTML5 si dhe hiq më pak se 497 risi të tjera.
Lajme të mira edhe për developerët – edhe pse kryesisht ishte
paralajmëruar se ata do të jenë të
detyruar të shkarkojnë versionet
zhvilluese të Mangos, sot është publikuar se madje edhe betat në mënyrë
automatike do të përditësohen në versionin final.
Përveç përditësimit, Microsoft (më në fund) lëshoi edhe web-versionin e Marketplaceit të vet,
në të cilin aplikacionet e dëshiruara mund dhe ti blejnë ato menjëherë e
pas disa sekondave në mënyrë automagjike ato do të paraqiten në
telefonin tuaj.
Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment