Samsung spikat në panairin e elektronikës

BERLIN- U zhvillua në Berlin të Gjermanisë, panairi ndërkombëtar i elektronikës për vitin 2011, ku morën pjesë kompani nga 100 shtete të ndryshme të botës. Kompania që spikati me produketet e saj novatore dhe që janë vlerësuar me cmimet më të mira për këtë vit, ishte ajo Koreano-Jugore, Samsung.
Një nga produktet më të vecantë ishte televizori i fundit 3 dimensional, që mund të ofrojë një figurë jashtëzakonisht të pastër, por edhe emocione duke përjetuar në cdo moment skenat. Për kompaninë Samsung lider në fushën e elektronikës, produkt ndër më të sukseshmit është edhe telefoni i fundit celular, Samung Uejv, ku përvec se ofron një dizajn special programet dhe cilësia e kamerës janë speciale. Tableti Samsung Galaksi 7.7, gjithashtu ishte një nga produketet më të vlerësuar të gjigandid Korean, ku spikat me një pamje dhe cilësi të jashtëzakonshme, duke ofruar edhe një përdorim shumë të lehtë. Distributori ekskluziv i Samsung për Shqipërinë është Neptun.
Burimi: BalkanWeb