Mark Zuckerberg është tani në skenën
qendrore të Konferencës së Zhvilluesve të Facebook f8 dhe në mes tjerash
deri tani ai ka prezantuar një veçori të re të quajtur Facebook
Timeline.
Kjo veçori i re do të ndryshojë tërësisht pamjen e Facebook
me disa detaje të reja dhe më të pastra, ku tërë tregimet tuaja do të
ndahen në bazë të ditëve, javëve, muajve e viteve dhe kësisoj ju do të
mund të shikoni një retrospektivë të gjërave tuaja në Facebook deri në
ditën zero prej kur ju keni bashkuar rrjetit. “Tregimi i jetës suaj”
shtoi Zuckerberg.
E tërë jeta juaj në Facebook do të jetë e kondensuar vetëm në një
faqe dhe gjersa ju lëvizni në Timeline ju do të shihni disa prej
momenteve më të rëndësishme.
Në mënyrë që të navigoni prej një viti në vit, në anën e djathtë
është një hapësirë që ju mundëson të zgjidhni cilin vit që dëshironi të
shikoni. Më pas do të tregohen postimet më të rëndësishme të bëra prej
jush. Një gjë tjetër është edhe prania e një fotografie të madhe në
profilin e përdoruesit që praktikisht do të shërbejë si një pasqyrë për
të
treguar se kush është. Kjo fotografi mund të ndryshohet me lehtësi
kurdo që dëshiron përdoruesi.Mike Butcher në Twitter e ka quajtur Timeline’in një lloj mbytjeje të privatësisë, dhe mendim të ngjashëm kanë ndarë edhe disa njohës tjerë të mirë të industrisë, por në vazhdim të prezantimit Zuckerberg është shprehur se privatësia do të mund të rregullohet me disa hapa shumë të lehtë për përdoruesin. Shikoni vazhdimin e konferencës drejtpërsëdrejti këtu.
0 comments:
Post a Comment