HTC ka disa produkte mjaft të fuqishme në
treg dhe tani në bazë të një raporti të ri, kjo kompani ka dalë në cloud
dhe ka konfirmuar edhe vet gjatë ditës së sotme se celularët e saj më
të ri me Android do të përfitojnë 3GB shtesë magazinimi me Dropbox.
Sipas Pocket-Lint, hapësira shtesë do të jetë e pranishme tek
të gjitha pajisjet që bazohen në Sense 3.5, që për momentin nënkupton
se kjo ofertë është e limituar vetëm me modelin e radhës që do të
paraqitet në treg, HTC Rhyme.
Por Engadget në anën tjetër ka thënë se gjasat janë të vogla që
Dropbox të shtrihet edhe në zgjidhjet e HTC me Windows Phone. Kjo për
shkak se Microsoft është e vetëdijshme dhe e sigurt se çështjen e
sinkronizimit të skedarëve dhe ruajtjes së gjërave në cloud e ka të
zgjidhur dhe mund ta ofroj një pako të qëndrueshme pa asnjë problem.
Zgjidhja e Microsoft duket të jetë SkyDrive, që do të ketë një ofertë
prej 25GB memorie pa pagesë.
Dropbox për momentin ofron 2GB hapësirë magazinimi pa pagesë, që mund
të avancohet deri në 8GB duke bindur shokë që të abonohen në shërbim.
Me 3GB shtesë ju mund të arrini deri në 10GB hapësirë magazinimi pa
pagesë me shume.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment