Grupi i haktivistëve i njohur si Anonymous
është gati për të shkrepur armët e saja sërish, duke kërkuar hakmarrje
për padrejtësitë në botë dhe duke tentuar të sulmojë ata që dëshirojnë
të lëndojnë të pambrojturit.
Por ku qëndron çështja tani? Sipas Anonymous një protestë që eci
në mënyrën e gabuar ka lidhje ne këtë mes. Një grup prej rreth 1,000
personash kanë vendosur vetën e tyre në Bowling Green Park në Lower
Manhattan si pjesë të demonstratës “Occupy Wall Street”, që në fakt ka
tentuar si protestë të tërheq mbi 20,000 protestues.
Anonymous ka pretenduar se protesta që ka filluar në mënyrë paqësore,
“ka ndryshuar në shpejtësi pasi policia nisi dhunë. Si filloi shiu,
polic të armatosur rëndë u futën në mesin e protestuesve, larguan
kurthat e përdorura për të maskuar pajisjet e gazetarëve, arrestuan
gazetarë të pavarur, konfiskuan pajisje të gazetarëve dhe shfrytëzuan
dhunë të tepruar kundër tyre dhe arrestuan protestues paqësor dhe të
pafajshëm, disa prej të cilëve u abuzuan dhe u lënduan”.
Në lidhje me këtë Anonymous ka paralajmëruar“Ditën e Hakmarrjes” që është paraparë të ndodh me 24 shtator, gjatë mbrëmjes. “Anonymous dhe grupe tjera do të lansojnë një sërë cyber-sulmesh kundër caqeve të ndryshme duke përfshirë Wall Street Journal, institucionet bankare të korruptuara dhe departamentin policor të Nju Jorkut” thuhet në postimin e grupit në Pastebin.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment