Forumi 4Chan që ka ofruar disa detaje
mjaft interesante në lidhje me Google Nexus Prime dhe Ice Cream Sandwich
është dalë sërish në skenë gjatë ditës së sotme duke ofruar disa detaje
në lidhje me modelin e ri Samsung Galaxy S III.
Edhe pse pretendimet për specifikat në lidhje me pajisjen e re
janë ende në zhvillim e sipër, 4Chan ka dëgjuar disa prej specifikave të
mundshme të cilat do të mund të jenë të pranishme në modelin e ri.
Sipas detajeve të fundit thuhet se Galaxy S III do të ketë:
- Procesor; Quad-Core 2.0GHz
- 1.5GB RAM dhe memorie që mund të zgjerohet me kartelë si dhe memorie të integruar prej 32GB
- Ekran 4.65 inç Super AMOLED III që është zhvilluar në veçanti për këtë celularë me një rezolucion prej 1280 x 1024 piksela që sjellë një densitet piskelash prej 352 – PPI, dendësia më e madhe në një celularë deri më sot
- Kamerë 10 megapikselëshe të aftë për të incizuar video 1080p në 60fps
- Trup metalik me trashësi prej 9 mm dhe bateri 2.250 mAh
- NFC të integruar
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment