HTC, tablet me Windows 8

Me sa duket, prodhuesi tajvanez i telefonave të mençur mobil, kompania HTC, do të prodhojë një tablet të ri në platformën e re mobile të Microsoft, Windows 8. Sipas pohimeve të Eldair Murtzain thuhet se tableti i ri i HTC’së në Windows 8, do të mbështetet nga procesori i ARM.
Edhe në të kaluarën e afërt, HTC ka arritur nj sukses të konsiderueshëm me telefonat e saj Android, si dhe me ata që bazohen në Windows Phone 7, mirëpo kompania tani synon që të shkojë edhe një hap më tutje, me platformën e re operative të kompanisë Microsoft. Pajisja e cila në treg do të njihet si HTC Windows 8 Tablet, do të vijë me procesor të serisë Qualcomm, ndërsa ende nuk dihet për versionin e saj të tij. Në fotografinë më lart shihet një koncept i tabletit të ri të HTC’së, i cili megjithatë mund të ndryshojë në momentin e lansimit.
Burimi: Telegrafi