Google sot ka arnuar 32 vrima në Chrome,
duke paguar më shumë se 14,000 dollarë për çdo vrimë, me rastin e
përditësimit në versionin stabil të shfletuesit, që është versioni 14.
Ndërmarrja mori në ndihmë një palë të zhvilluesve për shtojca për
Chrome 14 dhe paraqiti edhe mbështetjen për Mac OS X, 10.7, të njohur
ndryshe si Lion, duke përfshirë llojin e ekranit të plotë dhe shiritët
rrëshqitës që zhduken.
Përditësimi i fundit nga Chrome ishte bërë në fillim të gushtit.
Google prodhon një përditësim çdo gjashtë javë, të cilën gjë ka filluar
ta ushtrojë edhe rivali Mozilla që nga versioni Firefox 5, të lëshuar në
muajin qershor.
Pesëmbëdhjetë nga 32 vrimat ishin vlerësuar si me rrezik “të madh”, 10 me rrezik “mesatar” dhe shtatë të mbeturit si “të ulët”.
Asnjë nga vrimat ishin vlerësuar si “kritike”. Google gjatë këtij
viti ka arnuar mjaft shumë vrima kritike, ndërsa herën e fundit kjo gjë
ka ndodhur në prill.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment