Me sa duket, HTC nuk do të mbetet prodhuesi i vetëm i cili do
të lansojë një model të telefonit Android me ndërfaqe në
High-Definition.
Kjo, pasi që rivali i saj, kompania LG ka publikuar detajet e modelit të saj të ri të telefonit Android, LG LU6200.
Sipas faqes Unwired, thuhet se LG LU6200 do të vijë me Android
Gingerbread, ndërsa i njëjti do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me
4.5 inç, ndërfaqe HD, si dhe rezolucion me 1280 x 720 pikselë.
Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe procesorin me
1.5 GHz, 1GB RAM, kamerën e pasme me 8 mega-piksel, atë të përparme me
1.3MP, si dhe rrjetet WiFi dhe atë NFC.
Modeli i ri i telefonit të LG’së pritet të lansohet në fund të këtij
muaji, ndërsa në Kore i njëjti do të jetë në treg që nga data 26
shtator.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment