Apple, USB 3.0 për produktet e ardhshme

Kompania Apple kërkon të implementojë teknologjinë USB 3.0 përkrah teknologjisë ThunderBolt të Intel, kjo në kuadër të gjeneratës së ardhshme të laptopëve të saj Mac. Sipas VR-Zone, kompania Apple është në kërkim të produkteve të cilat mundësojnë super-shpejtësi transferimi të të dhënave.
“Apple po shikon host kontrollorët e USB 3.0, në veçanti pasi çmimi ka arritur në një nivel të përshtatshëm”, ka thënë LG Nilsson nga VR-Zone. “Një host kontrollor USB 3.0 ka një çmim midis 2-3 dollarë dhe kjo është një ofertë e mirë krahasuar me çmimin prej 10-15 dollarë për Intel ThunderBolt”.

Gjithashtu, AppleInsider ka raportuar se kompania është e gatshme për të ofruar mbështetje për USB 3.0 përkrah produkteve të saj. USB 3.0 ofron shpejtësi transferimi deri në 5GBps, ndërsa Thunderbolt ofron kanale dy drejtimesh me shpejtësi transferimi prej 10Gpbs, pra dy herë më shpejtë sesa USB 3.0.