Hakerët turk në aksion

Derisa grupet si LulzSec dhe Anonymous kanë marrë shumicën e publicitetit kohët e fundit, ka ende individë apo grupe të tjera që dëshirojnë ta bëjnë të njëjtën gjë.
Dhe pikërisht mbrëmë në orët e vona u sulmua ueb faqja e UPS nga një grup hakerësh të quajtur TurkGuvenligi, që në bazë të emrit si dhe përmbajtjes së profilit të tyre në twitter na lë të kuptojmë se janë nga Turqia.
Në ueb faqen e sulmuar hakerët kishin shkruar sloganin “Hackimi nuk është krim”, madje edhe kanë deklaruar ditën e djeshme si “Ditën Botërore të Hakerëve”
Mirëpo nuk ishte vetëm ueb faqja e UPS e sulmuar ngase në ueb faqen e arkivave të ueb faqeve të sulmuara Zone-H shihet se ky grup ka sulmuar edhe ueb faqe të tjera të njohura si vodafone.com, theregister.co.uk, acer.com, betfair.com,
nationalgeographic.com, madje edhe telegraph.co.uk.
Duke parë se të gjitha kompanitë të të cilave iu janë sulmuar ueb faqet kanë të regjistruar domainet  e tyre tek NetNames por edhe duke parë ndryshimin e DNS serverëve për këto domaine atëherë shihet qartë se hakerët nuk janë futur në serverët e ueb faqeve të sulmuara por vetëm kanë manipuluar DNS serverët tek NetNames.
Muajin e kaluar Sofpedia raportoi se po ky grup ka sulmuar ueb faqen Koreane të HSBC –së, fakt ky që tregon se nuk do të jetë ky lajmi i fundit për këtë grup.