Foursquare shton 5 gjuhë të reja

Foursquare ka shtuar edhe pesë gjuhë të reja në aplikacionin e saj për celular: Indonezisht, Korean, Portugalisht, Rusisht dhe Thai.
Për t’i pasur në dispozicion këto gjuhë, përdoruesit duhet të përditësojnë versionin e fundit të Foursquare dhe aplikacioni automatikisht do t’i shtoj gjuhët e reja në celularin tuaj.
Kjo është përpjekja e dytë e Foursquare në zgjerimin e gjuhëve globale. Bashkë-themeluesi dhe CEO i Foursquare, Dennis Crowley njoftoi se aplikacioni do të përkthehet në Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Japonisht dhe Spanjisht në Kongresin Botëror të Celularëve në shkurt.