Wargaming.net, publicisti dhe zhvilluesi i
njohur është duke marrë pjesë në panairin Eurogamer 2011, që është
ngjarja më e madhe në Britani të Madhe për lojëra e organizuar nga ueb
faqja masive e Eurogamer. Ngjarja do të mbahet me 22 deri më 25 shtator
2011 në Earls Court në Londër, Britani të Madhe.
Wargaming.net do të prezantojë titullin e njohur MMO World Of
Tanks, të cilin pjesëmarrësit e Eurogamer 2011 do të jenë në gjendej ta
luajnë në laptop të fuqishëm të Alienware, duke shijuar kualitet të
jashtëzakonshëm në grafikë dhe eksperiencë argëtuese.
“Ne mezi kemi pritur paraqitjen në Eurogamer 2011” tha CEO i
Wargaming.net, Victor Kisly. “Gejmerët e Britanisë janë në mesin e
tankistëve më aktiv që kemi në serverët tanë dhe nuk ka vend më të mirë
për t’i takuar ata sesa në ngjarjen më të madhe për gejmerë në
Britani”.
World of Tanks është e para dhe e vetmja MMO online me bazë në ekip
që është e dedikuar për pjesën e armatimit të rëndë. Nëse ju luani lojën
do të keni rastin që të futeni në betejat e Luftës së dytë botërore me
tanke tjera anembanë botës. Arsenali juaj përfshinë më shumë se 150
mjete të blinduara prej
Amerikës, Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, të
cilat janë detajuar me kujdes dhe saktësi historike.
Një sistem fleksibil mundëson përditësim dhe avancim të mjeteve të
cilat mund t’i provoni në lojë. Nëse dëshironi të lodhni kundërshtarët
ju mund të shfrytëzoni tanke të shpejta dhe të lehta, ndërsa nëse
dëshironi të hyni më thellë atëherë përdorni versionin më të rëndë të
tyre.
Më e rëndësishmja tek World of Tank është puna në ekip. Fitorja në
ekip arrihet duke kombinuar shkathtësitë tuaja dhe ato me të cilët ju
luani, duke pasur kështu secili rolin e vet në betejë. Vetëm shtoni
strategjinë tuaj më të pëlqyer dhe ndërtoni një mbretëri të hekurt dhe
të shprehur me autoritet të padiskutueshëm të tankeve. Bashkohuni World
of Tanks në http://game.worldoftanks.eu/registration/
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment