Windows 7 në 42% të kompjuterëve

Sipas llogarive 42% të kompjuterëve në përdorim sot, xhirojnë Windows 7. Llogaritet që 94% e kompjuterëve të rinj që do të hidhen në treg do të kenë të instaluar Windows 7.

Në krahasim, Mac OS X gjendet në 4% të kompjuterëve, ndërsa Linux vetëm në 2%. Për sa i përket bizneseve, departamentet e tyre të IT po bëjnë një ndryshim masiv me vendosjen në punë të Windows 7. Por duket se ky do të jetë versioni i fundit i Windows që ato po përdorin, duke qenë se po kalohet në sistemet që funksionojnë në rrjet.

Microsoft për të konsoliduar akoma më tepër tregun i është drejtuar institucioneve shtetërore në lindjen e mese. Por manovra është akoma e pa sigurt, duke parë paqëndrueshmërinë politike të zonës.