Facebook, ndryshime të reja

Të martën në mëngjes, Facebook filloi testet në dritaren e re të chat-it, e cila paraqet vetëm llogarit e zgjedhura tani për tani. Produkti i ri do të zhduk disa nga problemet e tanishme të chat-it. Që nga data 10 gusht, Facebook ka pasur disa probleme me llogari që nuk hapeshin apo me ngarkimin e faqes, besohet prej ndryshimeve që po teston.

Chat-i i ri është i ndarë në dy seksione: Në një janë miqtë tuaj të preferuar që gjenden në linjë, të cilët dalin në fillim dhe të listuar në fund gjenden më tepër miq që janë në linjë. Në tjetrën gjendet chat-i i vjetër i Facebook, që shumë përdorues do vazhdojnë ta shohin, lista e të cilit është e renditur në rendin alfabetik.

Renditja automatike e miqve, sipas preferencave të përdoruesit, do ta bëjë më të përdorshëm chat-in.

Në foto: Majtas chat-i i ri dhe djathtas chat-i i vjetër.


facebook

Disa përdorues kanë sinjalizuar ndryshime të tjera, si ndryshimi i kokës së faqes, e cila do të jetë e dukshme edhe kur lëvizet faqja. Me sa duket koka e re është duke u testuar në një numër të limituar përdoruesish.

Digital Inspiration ka publikuar disa pamje të një paneli të ri të lajmeve, në krahun e djathtë të faqes, gjithmonë i dukshëm. Paneli i ri i lajmeve do të axhornohet gjithmonë në kohë reale, mbi publikimet e miqve tanë.