Gjatë ditës së sotme, firma e hulumtimeve Pew Internet Research dhe American Life Project kanë pubulikuar një raport i cili flet për përdorimin e përgjithshëm të telefonave mobil nga ana e qytetarëve amerikanë.
Disa nga gjetjet kryesore të këtij raporti janë:
- 83 për qind e amerikanëve të rritur posedojnë një telefon mobil
- 40 për qind e poseduesve të telefonit mobil kanë deklaruar se pajisja e tyre mobile u ka ndihmuar atyre kur ata janë gjendur në rrezik
- 42 për qind e përdoruesve të telefonave thonë se e përdorin atë për argëtim kur ata janë të mërzitur, dhe e kalojnë kohën kot
- 42 për qind e përdoruesve të telefonave thonë se kanë hasur në probleme për shkak të përdorimit të tij
Ky raport gjithashtu analizon edhe detajet tjera të rëndësishme të cilat na sjellin në një përfundim: amerikanë janë të varur nga telefonat mobil, dhe nuk mund të jetojnë pa të.
Çfarë mendoni ju, si do të ishin statistikat për vendin tonë nëse do të kishte një hulumtim të tillë? A janë shqiptarët të varur nga telefonat e tyre celulare?
0 comments:
Post a Comment