iPhone bëhet numër një!

Në një periudhë të shkurtër kohore, Apple e ka kaluar edhe rivalin Nokia, dhe kështu ka marrë kontrollin mbi tregun e telefonave të mençur mobil.
Sipas firmës së hulumtimeve - IDC, thuhet se shitjet e Apple në nivel botëror, të cilat kishin arritur në 20.3 milionë iPhone për tre-mujorin e dytë të vitit 2011 kanë bërë që kompania amerikane të merr 19.1 për qind të pjesëmarrjes, dhe të udhëheq me tregun.
Dërgesat e Apple për iPhone janë rritur me 141.7 për qind, krahasuar me tre-mujorin e dytë të vitit, kur kjo kompani kishte shitur 8.4 milionë iPhone, dhe kishte 13 për qind të tregut.
Ende nuk dihet nëse ky trend do të vazhdojë, mirëpo një gjë është e sigurt: kërkesa për modelin e ri, iPhone 5, do të jenë të mëdha, dhe kjo do t’i ndihmojë edhe më shumë kompanisë Apple të arrijë majat e tregut.