Ndërsa tre prodhuesit kryesor të telefonave të mençur mobil (Apple, Samsung, dhe Nokia) marrin shumicën e interesimit të shtypit, HTC është në heshtje duke u bërë një “kamion i rëndë”.
Prodhuesi i pestë sipas radhitjes së IDC-së ka njoftuar edhe për një muaj i cili ka ecur mirë për kompaninë, e cila ka arritur rekord në shitje, duke grumbulluar 1.56 miliardë dollarë në të hyra.
Sipas kompanisë tajvaneze - HTC, kjo shifër është pothuajse dy herë më e lartë krahausuar me atë që kompania e ka pasur në korrik të vitit të kaluar.
Pyetja e vetme është, se sa gjatë HTC mund të mbajë këtë trend rritje? Në fund të fundit, historia na thotë se ajo që shkon lart, duhet të bjerë poshtë – dhe këtë më së miri e din kompania Nokia.
0 comments:
Post a Comment