LinkedIn ka gjeneruar dyfishin e të hyrave në tremujorin e dytë të këtij viti, duke arritur të grumbullojë 54.9 milionë dollar në të hyra, ndërsa me këto rezultate financiare rrjeti social profesional i ka tejkaluar edhe parashikimet e Wall Street Journal.
Për shkak të kësaj gjendje të mirë financiare, LinkedIn ka arritur të fitojë 4.5 milionë dollarë, pas taksave, thuhet sipas raportit të fundit financiar të rrjeti social, i cili i dedikohet personave me karrierë dhe atyre që janë në kërkim të saj.
Për më shumë, LinkedIn ka deklaruar edhe të dhëna për gjendjen e rrjetit të saj social, për të cilin ka thënë se ka arritur në numër rekord të anëtarëve, vizitave dhe shikimeve në faqe.
LinkedIn tani ka më shumë se 115.8 milionë anëtarë, ose 61 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
0 comments:
Post a Comment