“iPad” rus

Sipas raportit nga Reuters, një ndërmarrje e cila përkrahet nga shteti rus planifikon që të krijojë një tablet për studentë, që gjoja do të sfidojë tabletin iPad të ndërmarrje Apple.
Në fakt, me veçoritë që i ka ky sfidues, mund edhe të mos nënçmohen. Tableti rus do të ndërtohet nga plastika dhe karakteristika e tij kryesore është që do të jetë shumë më i lirë se iPad-i më i lirë që ndodhet në treg.
Udhëheqësi i konglomeratit teknologjik Rosnano, Anatoly Chubais, i tregoi kryeministrit Vladimir Putin për planet e tij që të prodhojë tabletin për studentë që do të kushtojë vetëm 420 dollarë, ndërsa iPad-i më i lirë kushton 670 dollarë. Prodhuesi është duke parashikuar një sukses të madh për tabletët ardhës, duke thënë që ai pret të marrë 10% të tregut botëror të tableteve.
Përpara se të fillojë prodhimi i shumë tabletëve plastika elektronike, të cilët do të përmbajnë përmbajtje edukative, Rosnano është duke planifikuar që t’i testojë ato në disa shkolla dhe të shohë se si funksionojnë me 13.6 milionë studentë të shkollave.
Në vend se të përdoren silikoni, tabletët rus do të përdorin elektronikë plastike, e cila ishte zhvilluar në 1990-tat në Universitetin e Kembrixhit. Në janar të këtij viti, Rosnano mori 25% të një nga ndërmarrjeve udhëheqëse në elektronikën plastike, Plastic Logic.
“Ky tablet është më i ndezur, në të nuk ka xham, madje edhe në ekran. Edhe nëse studentët e shkollave vendosin që të luftojnë njëri-tjetrin me këta tabletë, ato aspak nuk janë të lëndueshme” tallej Chubais, duke dashur që të reklamojë teknologjinë e vet të re.