Cloud Computing është termi i përgjithësuar për çdo gjë që përfshihet në dërgimin e shërbimeve për hosting nëpërmjet Internetit.
Këto shërbime gjerësisht janë të ndara në tre kategori:
Infrastruktura si shërbim (ang. Infrastructure-as-a-Service), platforma si shërbim (ang. Platform-as-a-Service) dhe Softueri si shërbim (ang. Software-as-a-Service). Emri cloud computing ishte inspirim nga simboli i resë që ishte përdorur shpesh për të prezantuar Internetin në bllok diagrame.
Shërbimi cloud ka tre karakteristika që e dallojnë atë nga hosting-u tradicional.

- Shitja sipas kërkesës – zakonisht brenda minutave apo orëve.
- Elasticiteti – shfrytëzuesi mund të ketë aqë shumë apo aqë pak shërbime ashtu si dëshirojnë ata brenda kohës së caktuar.
- Shërbimi menaxhohet plotësisht nga ofruesi (shfrytëzuesit i mbetet që të ketë vetëm kompjuterin dhe qasja në internet).
Cloud Computing mund të jetë private ose publike. Ajo publike shet shërbime çdo kujt në internet përderisa ajo private është pronësi e rrjetit apo e qendrës së të dhënave e cila furnizon shërbimet për hosting tek një numër i kufizuar i njerëzve.
Megjithatë, cloud computing privat apo publik, qëllimi është që të ofroj qasje më të lehtë tek burimet kompjuterike apo shërbimet e teknologjisë informative.
0 comments:
Post a Comment