Samsung ka përgatitur një netbook të ri që do të jetë pothuajse sikurse modeli N100 që është paralajmëruar në të kaluarën.
N100 është një laptop që fuqizohet nga sistemi operativ MeeGo, ndërsa N102 do të ketë të njëjtin ekran 10.1 inç dhe një procesor Intel N435 në brendi. Dallimi i vetëm do të jetë sistemi operativ.
Gjersa N100 fuqizohet nga MeeGo, N102 do të bazohet në Windows 7 Starter dhe përveç kësaj do të ketë 1GB DDR3 RAM, procesor në 1.33 GHz dhe magazinim prej 250GB HDD. Kjo nënkupton se nuk do të jetë ndonjë makinë me kushedi se çfarë shpejtësie.
Ekrani ka mbulesë anti-shkëlqim dhe sjellë një rezolucion prej 1024 x 600 piksela. Grafika do të jetë e integruar dhe fuqizuar nga Intel GMA 3150. Fuqia buron nga një bateri 3 qelizore dhe netbook’u ka një lexues të kartelave të memories, port VGA dhe gjëra tjera. Çmim pritet të sillet rreth 200 dollarë për modelin N100, dhe 299$ për modelin N102.
0 comments:
Post a Comment