Facebook ofron shpërblime për Hacker-at që do ta sulmojnë

LAS VEGAS – Në “DefCon hacker conference” këtë fundjavë në Las Vegas, një ekip nga Facebook ka lëshuar një mesazh jo të zakonshëm: “Ju lutemi të na sulmoni. Do të ju paguajmë mirë”.

Ekipi i drejtuar nga Joe Sulliva, shefi i departamentit të sigurisë së Facebook, promovoi programin e ri “gjuetia ndaj defekteve”, i cili paguan studiuesit që gjejnë defekte në rrjetin social.

Facebook do të paguaj një minimum prej 500 dollar për cdo informacion të vlefshëm, në këmbim nga Hacker-at, të mos hapin lajmin për defektin deri sa Facebook ta sistemoj atë. Programi ka nisur që javën e shkuar dhe deri tani ka lëshuar një shpërblim për më tepër se 3 mijë dollar ndaj një personi që raportoi një defekt.

Për tu paguar Hacker-at duhet ta raportojnë të parët defektin dhe nuk duhe të jenë resident në një shtet jasht sanksioneve të SHBA. Hacker-at as nuk duhet të vjedhin informacione apo ti shkatërrojnë ato.