Në konferencën e “Black Hat” në Las Vegas, dy studiues treguan se si mund të dërgojnë komanda me anë të një laptop-i për të c’kycur dyert e një Subaru, të cilën më pas arritën edhe ta ndezin. Don Bailey dhe Mathew Solnik, konsulentë sigurie në “iSec Partners”, përdorën një teknikë, të cilën e kanë quajtur “war texting”, për të hyrë në sistem dhe për ta komanduar makinën me anë të një SMS-je. Gjatë prezantimit, të titulluar “War Texting”: Identifikuan dhe kontrolluan me anë të rrjetit telefonik automjetin. Bailey tha se këtij lloj sulmi u janë viktima sistemet GPS, telekamerat e sigurimit 3G, sistemet e kontrollit te trafikut urban dhe shumë produkte të tjera. Studiuesit arritën të kryejnë sulmin duke shfrytëzuar faktin që këto lloje sistemesh axhornohen me anë të SMS-ve. Ndaj këtij lloji sulmi janë të prekshëm edhe sistemet elektrike dhe hidrike, të cilat kontrollohen nga sisteme të automatizuara.
0 comments:
Post a Comment