Facebook ndryshon mjetet e privatësisë për fotot

Facebook tani do të ju lejojë të vendosni nëse miqtë tuaj mund të bashkëngjitin emrin tuaj në një foto përpara se ajo të qarkullojë në internet.
Aktualisht, ata mund të shtojnë emrin në një foto në Facebook pa miratimin apo dijeninë tuaj. Mund ta largoni më vonë, por vetëm pasi shumë të tjerë të kenë parë një foto të sikletshme tuajën. Tani mund të insistoni në para-miratim.
Deri tani thuhet se ky ndryshim nuk do të prekë faktin nëse miqtë tuaj do të shtojnë një foto tuajën, por vetëm nëse emri yt do të bashkëngjitet në të.
Kompania gjithashtu informoi se ka në plan të bëjë ndryshime të tjera në lidhje me kontrollin e privatësisë. Ndryshimet pritet të fillohen të enjten.