Bota e hakerëve gati për Hacktivity 2011

Me 17-18 shtator, Hacktivity që është konferenca më e madhe e hakerëve në Evropën Qendrore dhe Lindore do të mbahet sërish, por kësaj radhe në Millenaris. Konferenca dy ditore do të ketë një inspirim festiv, prezantime, workshop, lojëra, finale të Evropës Qendrore dhe Lindore të Global CyberLympics, hacking të harduerit, ndejë në mbrëmje dhe 1000 e më shumë hakerë nga e gjithë bota.
Hacktivity, që është edhe konferenca më e vjetër hungareze për IT siguri dhe që është ndërkombëtarizuar mjaft shumë deri tani, do të mbahet për herë të tetë këtë vit. Si zakonisht, folësit do të përfshijnë emra të njohur të IT sigurisë. Për pjesëmarrësit llogaritet si arritje profesionale që të arrijnë dhe të prezantojnë në konferencë, prandaj edhe IT ekspertët është dashur të aplikojnë për tu përzgjedhur si folës. Këtë vit mbi 60 aplikacione janë dërguar nga 15 shtete dhe komiteti më pas ka zgjedhur 28 më të mirët.

Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit janë dy folës kryesor që janë yje të vërtetë në fushën e ekspertizës. Të shtunën Peter Szor që jeton në SHBA dhe quhet Babai i Mbrojtjes ndaj Virusëve, është një ekspertë i sigurisë dhe ka shkruar libra të ndryshëm dhe ka qenë i ndërlidhur me kompani të sigurisë së F-Secure, MCafee, Symantec, etj. Ai është autor i mbi 40 zbulimeve dhe patentave për gjetje të viruseve dhe mbrojtje ndaj hyrjeve të dhunshme. Të dielën ligjërues është Raoul “Nobody” Chiesa nga Italia, që është i njohur si një ekspert evropian i cyber-krimit. Në vitet e 80-ta dhe 90-ta ai ishte një prej hakerëve të parë italian dhe më pas në vitin 1997 ai themeloi mediaservice.net, një kompani për këshillime në siguri neutrale. Në vitin 2003 ka bashkëpunuar me UNICRi dhe në vitin 2010 është përzgjedhur në mesin e 30 ekspertëve të sigurisë në Evropë për të asistuar në një projekt deri në vitin 2012

Por lista e folësve nuk përfundon me kaq. Vivek Ramachandran, themelues i securitytube.net, do të vij nga India, pastaj Joseph McCray veteran i Forcave Ajrore dhe fitues i shpërblimeve të shumta nga EC-Council do të arrij nga SHBA, Ertunga Arsal, ekspert i SAP, Alexander Kornbrust ekspert i Oracle, Pavol Luptak e Michele Orru nga Italia, e shumë të tjerë.

Përveç prezantimeve do të ketë edhe shumë programe tjera ku të pranishmi do të kenë rastin të marrin pjesë në workshop, hacking të harduerit, lojëra, etj. Në konferencë specialistët e certifikuar në CISA, CISM, CISSP do të mund të mbledhin pikë CPE, që janë të nevojshme për licencat e tyre; Sipas organizatorëve pritet diku rreth 1,000 – 1,200 pjesëmarrës.