83 për qind e përdoruesve të Google+ janë joaktiv

Sipas comScore, rrjeti më i ri social Google+ shumë shpejt ka kaluar 25 milionë përdorues por statistikat e reja nuk janë edhe aq optimiste për Google. Sipas këtyre informacioneve, rritja e Google+ është ngadalësuar por më e keqja është se 83 për qind e të regjistruarve nuk janë përdorues aktiv por thjeshtë njerëz që nga kurioziteti janë regjistruar.
Shumica a të regjistruarve në Google+ janë inxhinierë dhe studentë, ndërkohë numri i femrave është rritur nga 28 në 30 për qind.
Në këtë situatë, të gjithë jemi kurioz të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrë Google për t′i aktivizuarpërdoruesit pasiv në rrjet.