Google+ lanson lojërat, reagon Facebook

Pak orë para Facebook, Google + ka shtuar lojëra të ndryshme në rrjetin e saj social, duke përfshirë edhe Angry Birds e cila tashmë ka arritur të bëhet jashtëzakonisht e popullarizuar
"Ne duam të bëjmë lojërat online poaq argëtuese dhe të rëndësishme, sa edhe vetë lojërat tjera në jetën reale," ka thënë Vic Gundotra, zëvendës president i inxhinierisë në Google.
"Kur të jeni gati për të luajtur, faqja e lojërave është duke ju pritur” ka thënë ai.
Së bashku me sensacionin Angry Birds, Google + ka shtuar edhe titra tjerë si Bejeweled Blitz, Zynga Poker, Dragon Age Legends dhe shumë lojëra tjera interesante.
Vetëm disa orë pas Google + ka shtuar lojërat në rrjetin e saj social, Facebook menjëherë kishte reaguar duke shtuar një grup të karakteristikave të reja për të luajtur online me miqtë tuaj.