Facebook tashme ka plane te zgjerohet

PALO ALTO: Facebook, rrjeti social qe po sundon boten, po kerkon te zgjerohet duke blere kompani te tjera ne fusha te ndryshme, te tilla si telekomunikacionet celulare dhe dizenjim programesh.

Duke folur me Bloomberg, Vaughan Smith, drejtor i zhvillimit te korporates, u shpreh se shpresonte te kryente 20 blerje ne vitin 2011, kur deri me tani ka kryer 13 te tilla.
Si demonstrim i ambicjeve ne rritje te firmes, totali i ketij viti shenon permiresim nese do te veme re se ne vitin 2010 u bene 10 blerje ndersa ne 2009 vetem 1.
Smith tha:
“Dy vjet me pare ne nuk shenonim asnje forme zgjerimi te tille nepermjet blerjeve. Edhe pse ne prisnim qe do funksionin mire, ishte ende nje hamendesim rezultati i tyre. Ne kemi ndertuar tashme nje culture qe mbeshtet sipermarresit e cila duhet thene se po funksionon shkelqyeshem.”
Shtysa per te investuar mund te kete ardhur pjeserisht edhe nga konkurrenca me Twitter dhe Google, te cilet kohet e fundit blene Motorola Mobility dhe thithen 29 milione perdorues ne rrjetin e tyre social, Google +, ne fund te Korrikut, nga comScore.
Debra Aho Williamson, nje analist tek eMarketer u shpreh:
“Facebook po ben perpjekje per te marre njerezit me te mencur ne cdo menyre te mundshme. Ideja e sjelljes ne kompani te talenteve te reja, njerezve qe kane krijuar produkte interesante mbi te cilat Facebook mund te zhvillohet metej, do te jete me rendesi per ta.”
Njeri nga qellimet eshte te sigurohet qe faqet e tij te mbeten te lehta per tu perdorur pavaresisht rritjes se mjeteve apo aplikimeve ne dispozicion, gje qe vihet re tek Sofa, specialist i dizenjimit te programeve (software), qe u ble nga Facebook si edhe tek Push Pop Press, kompania qe realizon zgjedhje publikimi per pajisje teknologjike si tabletet.
Josh Bernoff, nje analist tek Forrester tha:
“Sfida e momentit eshte qe Facebook te beje shume me teper gjera se sa bente me pare. Por gjithe keto gjera ti kthesh ne lehtesisht te navigueshme nuk eshte e thjeshte.”
Nje kategori tjeter me shume rendesi eshte ajo ‘Mobile” (Celulare), ndaj Facebook per kete arsye tashme ka ne pronesi si Snaptu, kompani e cila ka zhvilluar aplikacione (apps) te rrjeteve sociale per celulare, po ashtu edhe Beluga-n, nje sherbim mesazhes one-to-many wireless.
Lou Kerner, nje analist tek Wedbush Securities u shpreh se:
“E ardhmja e kompjuterit eshte mobile (cellular). Une mendoj se prioriteti kryesor i kompanise eshte mobile.
Facebook ka 750 milione anetare ne gjithe boten, cka do te thote qe duhen patur parasysh edhe problemet ne infrastrukture, cka sugjeron qe inovacionet teknologjike dhe ekipet me pervoje ne kete fushe duhet te jene ne gatishmeri.
Jeremiah Owyang, nje analist tek Altimeter Group thote:
“Ata duhet te para-planifikojne per nje rritje massive.”