Apple përballet me 27.6 mijë padi në Korenë e Jugut

Përfaqësuesit e Apple në Korenë e Jugut ndodhen në telash të madh, pasi do të përballen me rreth 27.6 mijë padi të përdoruesve të iPhone, të cilët kërkojnë dëmshpërblim lidhur me cënimin e privatësisë së tyre.

Kjo ndodhi pasi Apple humbi çështjen ndaj një të riu korean, i cili paditi kompaninë pas publikimit të skandalit se Apple mbledh të dhënat e përdoruesve të tij. Dëmshpërblimi që klienti mori nga kompania amerikane, për shkak të cënimit të privatësisë, ishte 932 $.

Mediat vendase shkruajnë se, në total humbja që mund të pësojë kompania Apple në Korenë e Jugut përllogaritet në 2.5 milion $. Ndërkohë zëdhënësi i Apple në këtë shtet, Steve Park, nuk ka preferuar të flasë lidhur me këtë çështje.