Apple e mbyll dyqanin virtual

Apple sot ka mbyllur dyqanin e saj virtual, pasi që një porosi e cila thotë “Ne jemi duke e azhurnuar dyqanin” është paraqitur në vend të saj.
Mirëpo, në anën tjetër asnjë paralajmërim për ndonjë produkt të ri nuk është dhënë, e cila do të ishte një nga arsyet pse dyqani i saj virtual tani është “offline”. 
Megjithatë, Gizmodo është duke supozuar se e gjithë kjo situatë është krijuar qëllimisht nga Apple, pasi që ajo është duke u përgatitur për lansimin e Apple TV me 1080p.
Nuk dihet nëse pohimi i Gizmodo do të dal i saktë, mirëpo një gjë e tillë do të merret vesh, menjëherë pas azhurnimit të Apple Store.
Çfarë mendoni ju, a do të kemi ndonjë produkt të ri nga Apple, brenda këtyre ditëve, dhe nëse po, cili do të jetë: Apple TV, iPhone, iPod, iMac, apo ndonjëri nga laptopët e serisë MacBook